Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat – Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat. Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Lezhë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. H., 57 vjeç, banues në Lezhë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet; V. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë – Ishull Lezhë është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Z., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 18 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 31.01.2021, ka tentuar të vjedhë në biznesin e shtetases E. M. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë ndalimin e shtetases M. H., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., 26 vjeç, banues në Berat, pasi ka përndjekur një shtetase, për një periudhë 3-javore. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 25 vjeç, pasi në rrugën “Koli Koçi”, ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë së rendit publik, për vendosjen e një mase administrative për parkim të gabuar të mjetit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. H., 20 vjeç dhe A. I., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi; E. P., pasi në rrugën “Tre Dëshmorët” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Elbasan – Goditën me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, arrestohen në flagrancë nga Policia 2 autorët e ngjarjes. Arrestohet në flagrancë dhe pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për moskallëzim krimi. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit L. M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është arrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Fier – Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit S. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Mujalli, Fier, pasi vëllai i tij ka bërë kallëzim se 55-vjeçari është larguar nga banesa më datë 26.01.2021 dhe nuk është kthyer më.
Korçë – Vodhën një sasi të konsiderueshme me bimë medicinale në një kompani private eksporti, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, bënë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur një ditë me parë në lagjen nr. 1, Korçë, në një kompani private, ku u vodh një sasi e konsiderueshme me bimë medicinale. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. K., 31 vjeç, K. D., 27 vjeç, XH. K., 26 vjeç dhe G. E., 38 vjeç, banues në Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kompaninë private të eksportit të bimëve medicinale në pronësi të shtetasit Gj. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, një sasi të konsiderueshme me bimë medicinale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak – Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qenë në automjetin tip “Benz”. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Shkodër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bie në prangat e Policisë një shtetas i dënuar me 11 vite burgim. Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat “ në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ylli Çeka, 51 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e formës së prerë të datës 18.02.2016, e ka dënuar me 11 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas, në datë 11.12.2010, ka qëlluar me armë gjatë një konflikti dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E. V., i cili ka ndërruar jetë në spital.
Bulqizë – Më datë 31.01.2021, rreth orës 15:30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë, është gjetur nga prindërit pa shenja jete, në tualetin e banesës, vajza e tyre e mitur 12 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe nga këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e asfiksisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë ka rezultuar se mjeti tip “Renault” me të cilin udhëtonte ky shtetas figuronte i vjedhur më datë 08.12.2020 në Francë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Himarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë së burgjeve. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacione paraprake – Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
– Më datë 31.01.2021, rreth orës 18:50, në fshatin Nehor, Finiq, është përfshirë nga flakët një banesë e pabanuar në pronësi të shtetasit V. Q., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shkodër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bie në prangat e Policisë një shtetas i dënuar me 11 vite burgim. Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat “ në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ylli Çeka, 51 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e formës së prerë të datës 18.02.2016, e ka dënuar me 11 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas, në datë 11.12.2010, ka qëlluar me armë gjatë një konflikti dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E. V., i cili ka ndërruar jetë në spital.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 151 shtetas, nga këta: 42 janë të arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 102 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 24 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 25 raste: 7 raste me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 18 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës me zjarr, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast “Mashtrimi në kredi”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Përndjekja”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Kallëzim i rremë”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 14 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 23 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 8 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.