Dibër – Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 5 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.
Gjithashtu procedohen penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi”, dy kryepleq fshatrash dhe një kryetar njësie Administrative.
Sekuestrohet lënda drusore që u gjet e prerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë një jave kanë evidentuar dhe goditur 5 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
D. B., I. L., XH. F., A. S., XH. L., banues në Selishtë Dibër. Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të territorit në zonën e Selishtës, kanë evidentuar që shtetasit e lartëpërmendur kishin prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.
Po në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit : S. M., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Sipërme); H. R., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Poshtme); F. M., (Kryetar i njësisë Administrative Selishtë); si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.