Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Bien në prangat e policisë dy shtetas, një për dhunë në familje dhe një për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
I. D., 34 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.
Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit I. M., 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.