Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, 1 automjet dhe 2 aparate celular.
Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 53-vjeçar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Itinerari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
• J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.