Lezhë / Informacion paraprak
Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj. nga fshati Kashnjet Lezhë, mik në familjen e viktimës.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij
Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.