Vijon operacioni policor i koduar “Lura”.
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të operacionit “Lura”, për zbardhjen e vjedhjes me thyerje të banesës së një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër, si rezultat i të cilit u arrestua njëri nga autorët dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim:
I. P., 23 vjeç, banues në Fushë Lurë, Dibër.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. V. ( i arrestuar më parë nga Policia), më datë 12 korrik 2020, ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër.
Për shtetasin I. P., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.