Policia procedon penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, dy në Korçë dhe 1 në Maliq, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
A.B, 34 vjeç, banues në Korçë.
E.D, 40 vjeç, banues në Korçë.
F.H, 24 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në lagjet nr 5 dhe 10 të qytetit të Korçës, si edhe në fshatin Bregas, Maliq dhe më konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit A.B, në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E.D, si dhe në lokalin në përdorim nga shtetasi F.H, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale respektivisht një kompjuter laptop, një telefon celular “Iphone” dhe një njësi kompjuteri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.