Kakavije – Vijon operacioni FRONTEX

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Në kuadër të operacionit FRONTEX, ku ka për qëllimi monitorimin e kufirit dhe parandalimin e trafikimeve të paligjshme, nga patrullat e përbashkëta me FRONTEX, në vendin e quajtur “Mulliri”, në afërsi të vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, u kap shtetasi D.R., duke transportuar një motoçikletë.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se motocikleta ishte vjedhur në shtetin Grek.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër bënë arrestimin e shtetasit : D.R., 52 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.