Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar në flagrancë, 6 janë ndalur dhe 78 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 2 në qarkun Tiranë, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në PKK Rinas, u ekstradua nga Anglia 1 shtetas, i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast në Durrës me 2 autorë dhe 1 rast në Elbasan me 2 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Elbasan dhe 1 në Korçë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Elbasan, me 1 autor dhe 1 rast në qarkun Berat, me 3 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 16 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Fier, 6 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në qarkun Fier ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, 1 në qarkun Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 6 rast aksidentesh, me 1 viktimë dhe 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.