Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.
Kapet dhe ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin:
D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.