Respektimi i normave të sjelljes në rrugë, është mënyra më e mirë për një komunitet të qetë dhe më të sigurtë.

Tiranë

Nxitimi në rrugë, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, përveçse rrezikon jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ju kushton mjaftueshëm edhe në buxhet.

Publikimi i përditshëm i video-konstatimeve nga ana e Policisë së Shtetit, ka vetëm një qëllim, informimin e përdoruesve të rrugës me format e reja të kontrollit që policia rrugore aplikon tashmë prej kohësh, me qëllim shmangien e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve, por edhe konstatimet, të cilat rëndojnë financiarisht drejtuesit dhe zotëruesit e mjeteve të verifikuara në shkelje të tilla.

Njëkohësisht publikimi i rasteve vlerëson dhe falenderon, të gjithë qytetarët e ndershëm që përditë e më shumë po denoncojnë paligjshmërinë.

Respektimi i normave të sjelljes në rrugë, është mënyra më e mirë për një komunitet të qetë dhe më të sigurtë.

#RespektoRregullateQarkullimitUdhëtoiSigurtë#