Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shkodër – Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje. Arrestohen në flagrancë dy shtetas, njëri prej tyre edhe për kundërshtim të punonjësit të Policisë. Sekuestrohen dy armë zjarri. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të DVP Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe arrestimin e personave që mbajnë armë pa leje, u arrestua në flagrancë shtetasi K. F. 19 vjeç, banues në fshatin Reç, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestimi i ti u bë pasi në plazhin e Velipojës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është ndaluar nga policia, ku si pasojë ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë dhe mjeti tip Benz. Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua shtetasi Gj. H., banues në fshatin Barbullush, Shkodër, për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një tokë në afërsi të banesës së tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Mat – Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dyshuar për sulmin ndaj KZAZ-së nr.16 e 17 dhe ndaj punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A.L, 43 vjeç, banues në Burrel, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 16 dhe 17, në Burrel dhe Klos, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore. Në përfundim të hetimeve nga ana e Policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ku me vendim të prokurorit, shtetasi A.L. do të hetohet në gjendje të lirë.

Kavajë – Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.mSpecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit SH. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.mKy shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 20 janë arrestuar në flagrancë, 9 janë ndalur dhe 65 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Shkodër, në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për veprën penale “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese”; 3 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, 1 i dënuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” i mbetur në tentativë”, “Organzimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shkatërrimi i pronës”;  në qarkun Lezhë, i dënuar për veprë penale “Përndjekja”; 1 në PKK Hani i Hotit, i dënuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë me 4 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Durrës dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja” 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Korçë dhe 1 në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja me dashje” në qarkun Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 1 në Lezhë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në qarkun Berat, ku 1 autor është arrestuar në flagrancë dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në qarkun Durrës dhe 1 në Korçë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier, 1 në Berat, 1 në Shkodër, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.