Në kuadër të angazhimit për forcimin e sigurisë në institucionet arsimore, shefi i Komisariatit të Policisë Vorë, Komisar Loris Dervishi, së bashku me shefin e Krimeve, Murat Shehu, dhe shefin e Rendit, Ramadan Kopani, zhvilluan takime në shkollën 9-vjeçare “Berxull” dhe në shkollën e mesme “Vajdin Lame”, në Domje.
Takimet u zhvilluan me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të këtyre institucioneve arsimore dhe u fokusuan në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, si dhe në evidentimin dhe adresimin e problematikave të ndryshme të evidentuara në shkolla.
Gjatë takimeve u diskutua mbi masat për parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë, drejtuesve dhe stafit pedagogjik, në funksion të krijimit të një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit.
Policia mbetet e angazhuar për të qenë pranë institucioneve arsimore dhe për të bashkëpunuar me drejtuesit, stafet pedagogjike, nxënësit dhe prindërit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë vitit shkollor 2026–2027.
#SiguriaNëShkolla
#PoliciaPranëKomunitetit

