Vlorë/Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut.
Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.
Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.
Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë javës së parë të muajit nëntor, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 13 drejtues mjetesh, konkretisht:
– 5 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
– 4 shtetas janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
– 1 shtetas i proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi
– 3 janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 1958 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:
970 masa për parkim të gabuar;
509 masa për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
290 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
73 masa për parakalime të gabuara;
42 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
40 masa për xhama të zinj;
28 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
6 masa për pozicionim të gabuar të mjetit.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.
