Vlorë – Vihet në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin B. A.

Më datë 24.07.2022, shtetasja K. L., 27 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin F. H., 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.