Vlorë
U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, procedohet penalisht administratori i subjektit (beach bar).
Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, të vendosur nga organet kompetente.
Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua një beach bar ku ishte vënë muzikë e lartë, pas orarit të lejuar. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për administratorin e këtij subjekti, shtetasin A. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e subjekteve të zbatojnë oraret e përcaktuara dhe të mos prishin qetësinë publike, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

