Vlorë
Punonjësit e Policisë Vlorë gjejnë një fëmijë 6 vjeç që ishte larguar nga familjarët e tij dhe ia rikthejnë atyre .
Gjatë patrullimit në plazh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, punonjësit e Policisë kanë marrë njoftim nga disa pushues nga Maqedonia e Veriut, se fëmija i tyre 6 vjeç ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas njoftimit, katër patrullat e plazhit, rendit dhe shqiponja, të planëzuara me shërbim në këtë zonë, u angazhuan dhe koordinuan veprimet për gjetjen e fëmijës. Pas rreth 30 minutash kërkime, fëmija u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye familjarëve të tij.
Familjarët shprehën falënderime për punonjësit e Policisë, për reagimin e shpejtë dhe efektiv.