Vlorë – Punonjësi i Policisë gjen dhe i rikthen pushuesit portofolin

Portofoli, me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente të rëndësishme, i kishte humbur pushuesit, gjatë vizitës në Vlorë.

Qytetari falënderoi përzemërsisht efektivin e Policisë për ndihmën dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e tij.

Ngjarje të tilla janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit për të siguruar që qytetarët dhe vizitorët të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur në çdo kohë.

StaySafeInAlbania