Vlorë – Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë Vlorë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes

Vlorë

Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë Vlorë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Kanosi me mjet prerës djalin e tij, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
– – – –

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•D. S., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tip “Kama”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Kama”, shtetasi B. D., 54 vjeç dhe dy pasagjerët, shtetasit G. D., 15 vjeç dhe R. D., 54 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën;

•A. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.