Vlorë – Policia, kontrolle përgjatë vijës bregdetare të qarkut Vlorë

📌Policia Kufitare e Vlorës vijon kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për dokumentacionin që duhet të kenë mjetet ujore private dhe mjetet lundruese që përdoren për argëtim.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e mjeteve lundruese, me qëllim që pushuesit të jenë sa më të sigurtë.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të telefonojnë në numrin 112 📲 për çdo problem, duke iu siguruar shërbimin e Policisë, në kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm.