📌Vlorë
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Gjatë 15 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.
Në të gjithë qarkun e Vlorë, gjatë 15 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1610 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga këto 16 për pije alkoolike, 14 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 6 për parakalime të gabuara;
•Janë vendosur 55 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•65 masa administrative për përdorim të aparateve gjatë drejtimit të mjetit;
•Është bërë bllokimi i 19 mjeteve, për mungesë dokumentacioni.
Policia Rrugore Vlorë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
#KujdesiTëRuanTydheTëTjerët🚨
#PoliciaAleatiYtPërSiguri🚔
#BashkëpunoEdheTi🤝