Policia e Vlorës hap dyert për publikun👮♂🖐
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë është vizituar nga nxënësit e dy klasave të VIII të shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, Vlorë.
Ata janë mirëpritur nga Zv/Drejtori i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, së bashku me Shefin e Rendit, të cilët gjatë bashkëbisedimit me nxënësit i kanë sqaruar mbi pyetjet e shumta që ata i drejtuan.
Nxënësit kanë falënderuar punonjësit e Policisë për sigurinë që ata u japin në rrugë, në shkollë, në lagje dhe në qytetin ku jetojnë.
Bashkëpuno me Policinë e Shtetit për një qytet sa më të sigurt, duke denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital. 🤝💪
#DrejtoriaVendoreePolicisë👮♂👮♀
#NëShërbiminTuaj 👏