Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasin M. M., 69 vjeç, banues në fshatin Velçë.
Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Velçë. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”