Vlorë/Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Vlorë, vihet në pranga 49-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në vijën bregdetare, në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.
Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi A. D. kishte nisur të ndërtonte një objekt, pa lejen e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
