Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 12”.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes, kryesisht të pajisjeve elektrike, në lagjet e qytetit të Vlorës.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte pajisjet për t’i shitur.
Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë 49-vjeçari që dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, pajisjet e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 12”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
- A. I. , 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:
- Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;
- Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;
- Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;
- Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;
5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 49 vjeç, pasi dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, sendet e vjedhura, për t’i shitur ato me çmime më të larta.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.