DVP Fier/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra penale të ndryshme

DVP Fier/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 27 vjeçe, banuese në Mbrostar Ura, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur aksidentalisht 2 shtetas, këmbësorë, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
•E. L., 34 vjeçe dhe Xh. B., 26 vjeçe, të dyja banuese në Lushnjë, pasi kanë tentuar të vjedhin disa veshje në një qendër tregtare;
•E. S., 42 vjeçe, banuese në fshatin Krutje, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur, për motive të dobëta, një 24-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 68 vjeç, banues në fshatin Kapaj, pasi dyshohet se ka pushtuar një pjesë toke që nuk e ka në pronësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.