Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 10”

Vlorë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, angazhim maksimal në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 10”.

Tentoi të vidhte në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

42-vjeçari, autori i dyshuar i vjedhjes në 2 banesa të tjera.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila iu gjet 42-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte hyrë në një banesë në fshatin Nartë, për të vjedhur, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta është arrestuar në flagrancë shtetasi:

F. G., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, është autori i dyshuar i vjedhjes në 2 banesa të tjera, në fshatin Nartë dhe lagjen “24 Maji”, në të cilat dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe sende të ndryshme personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.