Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
F. L., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasit S. S., 50 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, në fshatin Kërkovë, Vlorë, ka goditur me sende të forta shtetasin I. L., 20 vjeç.
M. D., 15 vjeç, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, dyshohet se ka vjedhur sende në pronësi të shtetases E. S. Gjatë kontrollit fizik shtetasit M. D. i është gjetur në xhep një dorezë metalike.
Në vijim të kontrolleve u procedua penalisht shtetasi G. Th., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.