Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë ka rezultuar se mjeti tip “Renault” me të cilin udhëtonte ky shtetas figuronte i vjedhur më datë 08.12.2020 në Francë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Himarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë së burgjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
…………………………….

Vlorë/Informacion paraprake

Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

– Më datë 31.01.2021, rreth orës 18:50, në fshatin Nehor, Finiq, është përfshirë nga flakët një banesë e pabanuar në pronësi të shtetasit V. Q., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.