Vlorë. 1 Qershori – Policia pranë Fëmijëve
Vizitë speciale nga Policia e Vlorës në Shtëpinë e Fëmijës.
Punonjësit e Policisë së Vlorës zgjodhën Shtëpinë e Fëmijës së qytetit për të vizituar festuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve, sëbashku me banorët e kësaj qendre.
Mes argëtimit dhe haresë, të vegjlit e kësaj shtëpie morën dhurata të përgatitura enkas për ta me dashuri, nga efektivët e DVP Vlorë
Fëmijët, të shoqëruar nga punonjësit e Policisë dhe edukatorët e qendrës, patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet e Policisë, makinat dhe motorët dhe të luanin me to.
Policia u uron 1 Qershorin të gjithë fëmijëve duke u impenjuar më shumë, për të qëndruar pranë tyre në çdo vështirësi
#policiaqëduam #policiamefëmijët #fëmijëtevegjël #siguri #1qershori