Policia e Shtetit
Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.
Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.
Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.
Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.