Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga Policia Rrugore, në bashkëpunim me policët rrugorë të Çekisë

Gjatë patrullimeve në akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Durrës janë evidentuar 5 drejtues që drejtonin automjetet me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Njëkohësisht, gjatë patrullimeve të përbashkëta janë bërë shumë teste alkooli, ku masa e alkoolit ka rezultuar brenda normës së lejuar dhe në disa raste edhe teste për përdorim të lëndëve narkotike, të cilët kanë rezultuar negativ.

Patrullimi vijon në aksin Tiranë-Shkodër dhe Tiranë-Vlorë.