Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Kontrollet, edhe për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, në akse të ndryshme rrugore të qarkut Shkodër, janë kapur duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur, 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është arrestuar, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga këto 9 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 1 për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 1 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 788 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 186 masa administrative, për parakalime të gabuara;
• 237 masa administrative, për tejkalim të normave të shpejtësisë;
• 37 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 13 masa administrative, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit;
• 24 masa administrative, për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 43 masa administrative, për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 248 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘