Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Gjirokastrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Kontrollet, për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë vendosur 395 masa administrative, konkretisht:

•204 masa për parakalime të gabuara;
•40 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•91 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
•60 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘