Veliu – Kollçaku, inspektim pikave të kontrollit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku inspektuan pikat e kontrollit, të shpërndara në pikat hyrëse dhe kyçe në Tiranë, të ngritura për të monitoruar qarkullimin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që mund të udhëtojnë nga shtetet e prekura nga COVID-19.