Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

Vau Dejës/Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një shtetas, pasi dyshohet se ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale ku arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. D., 50 vjeç, e banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas, ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.