Tropojë – Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin R. H., banues në Valbonë.

Ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje, në fshatin Valbonë, e cila është zonë e mbrojtur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.