Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin.
Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.
Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.
Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë, B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.