Tiranë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin O. Zh., 20 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në një lokal në bulevardin “Bajram Curri”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L. L., 26 vjeç, banues në Domje, pasi më datë 16.10.2023, rreth orës 23:00, në fshatin Domje, Vorë, gjatë një konflikti me shtetasit E. A., 34 vjeç dhe B. A., 29 vjeç, (vëllezër), dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së dy vëllezërve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.