Specialistët për Hetimin e Nakotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– H. G., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuetrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa;
– A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Sulejman Pitarka”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 40 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin A. M., 40 vjeç, të dy banues në Babrru, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shtetasi K. M. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, gjithashtu shtetasi A. M. (kunati) ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kësaj shtetaseje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Q. S., 31 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, dhe proceduan penalisht shtetasen K. D., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja Q. S., është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimin, ndërsa shtetasja Q. S, ka penguar zbulimin e së vërtetës, dukë dhënë gjeneralitet e saj;
– G. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
– A. M., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Kundështimi i punonjës të Policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi A. M. nuk i është bindur fillimisht urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa pas ndalimit ka tentuar të ndërrojë vendin me pasagjerin në automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi;
– U. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.