Tiranë – Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin në kërkim F. C., 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja më dashje”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi F. C., më datë 11.05.2022, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. M., 52 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

R. K., 54 vjeç, banues në Kamzë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ky shtetas ka prishur rendin dhe qetësinë duke u konfliktuar me kunatin e tij, në banesë. Gjatë shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka kanosur dhe kundërshtuar me forcë, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B.M., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-B. T., 25 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasen D. Gj., 85 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-E. Q., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

-Xh. H., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar;

-B. Xh., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.