Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. P, 30 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;
R. Q, 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë;
B. V, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me sherbimet e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M, 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një unazë në argjendarinë e shtetasit O. A.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit S. H, 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. H, 57 vjeç dhe A. K, 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
I. K, 20 vjeç, pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin B. V, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
K. B, 33 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dyshohet se është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.