Tiranë – Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndyshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 18 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K., pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i ka dëmtuar portën e oborrit dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– F. Gj., 34 vjeç; A. K., 39 vjeç; A. Ç., 45 vjeç; E. P., 30 vjeçe; F. K., 52 vjeç dhe R. S., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– K. K., 39 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur B. P., 16 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin A. K., 59 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një parash dhe nuk i ka lëshuar faturë tatimore, shtetasit K. P., 36 vjeç.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– V. D., 43 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”;

– A. D., 53 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

– B. K., 46 vjeç dhe E. K., 18 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.