Tiranë
Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, ka hedhur në tokë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 23 vjeç, pasi ka dëmtuar mjetin e shtetasit I. O. Gjithashtu gjatë shoqërimit në komisariatin nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, duke dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. L., 57 vjeç, L. S., 37 vjeç, Xh. Sh., 28 vjeç dhe A. A., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
L. C., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 16.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin M. P., 59 vjeç, pasi në fshatin Gërmenj, Rrogozhinë, në lagjen e “Canëve”, duke djegur disa barishte në një tokë djerrë zjarri nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa duke djeguar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Më datë 16.09.2021, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. G., 29 vjeç, pasi në rrugën “Aleksander Kondo”, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.