Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 27 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Gj., 37 vjeç dhe A. P., 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– B. D., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin Ll. N., 81 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. B., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.