Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • L. N., 31 vjeç, F. H., 34 vjeç, B. K., 23 vjeç, E. L., 36 vjeç, F. K., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me një automjet tjetër, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Gupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.