Durrës/Vihen në pranga 5 shtetas, 4 prej tyre për dhunë në familje, ndërsa shtetasi tjetër i kërkuar për 3 vjedhje

Durrës/Vihen në pranga 5 shtetas, 4 prej tyre për dhunë në familje, ndërsa shtetasi tjetër i kërkuar për 3 vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. V., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi më datë 17.10.2023, ka vjedhur një celular; më datë 22.10.2023, ka vjedhur një biçikletë dhe më datë 02.11.2023, ka vjedhur vegëla pune.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. V., 50 vjeç, banues në fshatin Arapaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

F. B., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 7, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.