Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 22 vjeç dhe H. A., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Këta 2 shtetas dhe persona të tjerë, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta dhe mjete prerëse, në rrugën “Frederik Shiroka”. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi K. K. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti dhe një thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 46 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Shtetasi L. N., në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 59 vjeç, banues në Babrru, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;
-A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç., 24 vjeç.
Në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.