Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasen B. K., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Kjo shtetase ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh., 59 vjeç. Shtetasi R. Sh., duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., i cili pas alkooltestit, ka rezultuar në gjendje të dehur;

– A. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash;

– L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmbjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Më datë 08.08.2022, në rrugën e Dajtit, është gjetur nga kalimtarët, i vetëvarur në një pemë, shtetasi D. Z., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Më datë 08.08.2022, janë paraqitur në Komisariat dhe kanë bërë kallëzim shtetasit:

– H. R., 53 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi A. R.;

– P. Sh., 40 vjeç, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, babai i tij, shtetasi H. Sh., 69 vjeç.

Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.