Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. T., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur shtetasin F. M., 46 vjeç. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. T. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin R. K., 58 vjeç, banues në Çekrezë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- S. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit;
- M. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.